Saturday, 14. March 2026
Sport

“Mbret” në Stamboll, Icardi nuk largohet nga Superliga turke

GS 09/07/2023 1 Min. Lesezeit

I përcaktuar si “mbret” nga tifozët në rrugët e Stambollit, aty ku ishte pjesë, si i huazuar, te skuarda e Galatasaray, tanimë ish-“bomberi” i Inter e PSG, Mauro Icardi do të vazhdojë në mënyrë përfundimtare karrierën e tij në Superligën turke.

Gjithçka u bë me dije nga raportimet e prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, nga ku u mësua se kampionët francezë të Paris Saint-Germain kanë pranuar një ofertë prej 10 milionë eurosh për kartonin e 30-vjeçarit argjentinas.

Ndërkaq, kujtojmë se në vetëm 26 përballljet e zhvilluara për kampionët turq të Galatasaray, ish-“bomberi” i Inter arriti të shënojë plot 23 gola, si dhe të asistojë në 8 raste shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al 

Teilen: