Real Madrid nis këtë javë stërvitjet për sezonin e ri dhe siç është bërë e zakonshme, gjithçka do të fillojë me një takim mes Karlo Ançelotit dhe Florenetino Perez. Këtë herë, temat e diskutimit do të jenë shumë më të rëndësishme pasi këtë herë Reali do të hedhë bazat për të ardhmen, me apo pa teknikun italian.

Tema më e nxehtë e diskutimit është ajo që i përket largimit të Ançelotit drejt Brazilit. Sigurisht, bëhet fjalë për verën e vitit 2024, por në klubin madrilen nuk kanë qenë shumë të kënaqur që njoftimi erdhi që tani.
Por padyshim tema më kryesore për t’u trajtuar është ajo e të ardhmes së skuadrës që ka humbur liderin e saj të sulmit, një nga personat më të rëndësishëm në ekip në dekadën e fundit, Karim Benzema, i cili u largua drejt Arabisë Saudite. Klubi është në kërkim të një zëvendësuesi dhe Ançeloti me Perez do të diskutojnë të gjithë alternativat, përfshirë edhe ndryshimin e skemës për këtë edicion, në pritje të verës së ardhshme kur të gjithë mendojnë se ekipit do t’i bashkohet Kilian Mbape.
PANORAMASPORT.AL