Saturday, 14. March 2026
Sport

FOTO + VIDEO/ Publikohen imazhet nga prishja e “Camp Nou”, ja si duket stadiumi i Barcelonës 

GS 09/07/2023 1 Min. Lesezeit

Puna e rimodelimit të stadiumit të Barcelonës po ecën sipas planit dhe me një ritëm të mirë. Siç shpjegoi vetë klubi katalanas, aktualisht janë deri në 250 punëtorë të përfshirë në punimet në Spotify Camp Nou dhe ky numër pritet të rritet në javët në vijim, kur të mbërrijnë vinçat që do të rrethojnë stadiumin e Barçës. Ndërkohë që janë publikuar edhe pamjet e stadiumit gjatë prishjes.  

-800-0-1688936436xcamp-nou-construction-677 (1)

Deri atë ditë, transformimi i stadiumit do të jetë i dukshëm për të gjithë botën, ndërsa skuadra e Barçës do t’i zhvillojë ndeshjet e saj në këtë periudhë në Olímpic de Montjuïc.   

F0nqy0xXgAAs1HM

Përfundimi i plotë i rimodelimit të stadiumit është planifikuar për sezonin 2025-26, me Barçën që nuk do të luajë në Camp Nou deri në nëntor të sezonit 2024-25.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: