Skuadra e Ferizaj ka njoftuar për përforcimin e radhës.
Ferizaj ju njofton se sot është arritur marrëveshja me mesfushorin ofansiv, Egzon Qerimi.
Ai në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e Llapit, Dukagjinit, KEK-ut dhe Ulpianës.
Mesfushori Qerimi dallohet për organizimin e mirë të lojës, vizionin dhe saktësinë në pasime.
Kujtojmë që Ferizaj do garojë këtë vit në Ligën e parë, pasi humbi në ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë sezonin që lamë pas./Lajmi.net/
Teilen: