Sunday, 15. March 2026
Sport

Zyrtare: Victor Roque, lojtar i Barcelonës

GS 12/07/2023 1 Min. Lesezeit

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Barcelona e ka konfirmuar marrëveshjen me Athletico Paranaense për transferimin e Victor Roques.

Roque pritet t’i bashkohet Barcelonës në sezonin 2024/25, dhe jo për sezonin e ri 2023/24, raporton lajmi.net.

Po ashtu, ylli brazilian do të nënshkruajë kontratë afatgjate me klubin, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në fund të sezonit 2030/31.

Në kontratën e Roque, Barça ka përfshirë një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurove.

“Mbreti i tigrave ka mbërritur në Barcelonë”, ishte përshkrimi i Barçës në videon ku e bëri zyrtare transferimin e Roques./Lajmi.net/

  


Teilen: