Sunday, 15. March 2026
Sport

Riola Xhemaili nuk përfshihet në kombëtaren e Zvicrës për Kampionatin Botëror 

GS 12/07/2023 1 Min. Lesezeit

Nga data 20 korrik deri më 20 gusht do të zhvillohet Kampionati Botëror në futboll (femrat).

Futbollistja shqiptare Riola Xhemaili nuk përfshihet në kombëtaren e Zvicrës për Botëror. 

“Në Grupin A Zvicra do të takohet me Zelandën e Re, Norvegjinë dhe Filipinet.

Pas gati dy ditë udhëtimi, lojtarët e kombëtares u shprehën të lumtur që arritën në Dunedin”, shkruan mes të tjera “20min”.

Kapiteni Lia Walti thotë: “Ndihem shumë mirë që më në fund jam në Zelandën e Re.

Ne kemi punuar për këtë moment për një kohë të gjatë. Përshtypja e parë për Dunedin dhe hotelin e ekipit është shumë pozitive”.

Teilen: