Sunday, 15. March 2026
Sport

ZYRTARE/ “Mbreti Kazu” nuk di të ndalet, rinovon kontratën me klubin portugez në moshën 56-vjeçare

GS 12/07/2023 1 Min. Lesezeit

Kazujoshi Miura nisi karrierën e tij futbollistike përpara se Leo Mesi të lindte dhe futbollisti japonez ende nuk është ndarë nga fushat e blerta.

miura

“Mbreti Kazu” së fundmi ka rinovuar dhe për një vit kontratën me skuadrën e UD Oliveirense, edhe pse në moshën 56-vjeçare, duke vazhduar rekordin e tij si futbollisti më i vjetër aktiv.

Ai e ka nisur karrierën në vitin 1982 me skuadrën e Shizugaku në Japoni dhe më pas provoi shumë eksperienca të tjera në Brazil dhe Europë, duke luajtur gjithsej për 16 klube të ndryshme.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: