Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është treguar i bindur se ka një skuadër më të mirë se Real Madridi për sezonin e ardhshëm.
“Ne kemi një ekip më të mirë se Madridi dhe, individualisht, jemi gjithashtu më të mirë me disa dallime se rivalët tanë. Si anëtar dhe tifoz jam shumë i kënaqur me ekipin që po ndërtojmë”, tha ai në një intervistë për gazetën sportive ‘Sport’.
Përveç kësaj, ai siguroi se ata tashmë kanë një ekip shumë konkurrues.
“Ne kemi fituar La Ligën spanjolle dhe mund të vazhdojmë të ushtrojmë dominim në këtë kompeticion. Unë jam i fokusuar në krijimin e një ekipi të mirë mbi nënshkrimin e individëve. Ne kemi nënshkruar me Gundogan dhe Iñigo Martínez dhe ata do të na japin një paraqitje të shkëlqyer si të tjerat që do të vijnë”, theksoi më tej ai./Lajmi.net/