Sunday, 15. March 2026
Sport

Ndërpritet vrulli i Al-Nasr në treg, FIFA i bllokon merkaton ekipit të Ronaldos. Zbulohet arsyeja

GS 12/07/2023 1 Min. Lesezeit

Al-Nasr kishte nisur të bënte lëvizje të “çmendura” në treg, ku pasi transferoi Ronaldon ata blenë edhe Marcelo Brozoviç. Por FIFA ka vendosur ti bllokojë merkaton klubit arab.

ronaldo-al-nassr-sportstiger-1-1688562758212-original

Shkak është bërë një marrëveshje e vitit 2018 me Leistër Sitin për transferimin e Ahmed Musa.

Al-Nasr pagoi 14 milionë paund për shërbimet e tij, por jo 390,000 paund, para të cilat duhet të kalonin te “Dhelprat” në formë bonusesh.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, merkato do të jetë e bllokuar deri në momentin që klubi do të shlyejë të gjitha detyrimet.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: