Interi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri teksa trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi ka dhënë një konferencën për shtyp. Ai ka folur për disa tema të ndryshme si merkato në hyrje apo dalje, sezoni i ri dhe titulli.
“Kemi shumë dëshirë. Kishim një sezon ta gjatë dhe intensiv, në një farë mënyrë emocionues, i përbërë nga trofetë, fitoret dhe gjithashtu momente të vështira që i kapërcyem. E dimë se do të jetë një sezon intensiv dhe ne duam të jetë plot kënaqësi për tifozët tanë.”
TITULLI KAMPION – “ADN-ja e Interit është të fitojë. Ne e dimë se jemi Inter dhe se kemi detyrë të fitojmë titullin kampion dhe të shtojmë yllin e dytë. Do të ketë ekipe të tjera që duan ta fitojnë titullin, por do të përpiqemi me të gjitha forcat tona. Që nga nesër ky është qëllimi ynë më i madh.”
MERKATO –
“Ne jemi duke punuar në një treg të vështirë, por po operojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjithë i njohim, Fratezin, Turam dhe Bisek. Ne e dimë se çfarë përfaqëson Lukaku tek Interi. Kam luftuar kaq shumë vitin e kaluar me drejtuesit për ta pasur atë dhe këtë vit do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për ta kthyer atë.”
LARGIMET – “Unë do të bëja një fjalim të përgjithshëm për të gjithë të larguarit. Nga Handanoviç, Belanova, Xheko, D’Ambrozio, Brozoviç, Galiardini dhe Shkriniar. Kemi humbur shumë lojtarë të rëndësishëm, por do të vijnë dhe shumë të tjerë.”
ONANA – “Ai është një lojtar i Interit dhe nesër do të jetë në skuadër për t’u stërvitur. Ne e dimë se tregu i transferimeve është i paparashikueshëm dhe e dimë se ekziston rreziku për ta humbur. Jam i qetë sepse klubi më ka siguruar që do të jetë një Inter konkurrues”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL