Sunday, 15. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Kontratë 3-vjeçare, zbulimi i madh i Tares transferohet te klubi i ri për 40 milionë euro (VIDEO)

GS 12/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare! Sergej Milinkoviç-Saviç është i larguar i radhës nga Europa për Arabinë Saudite, me mesfushorin serb që ka firmosur kontratën me Al Hilal. 

Tare-Milinkoviç-750x430

28-vjeçari është përfolur gjithnjë si një nga zbulimet më të mëdha të Igli Tares, teksa Lacio pagoi vetëm 9 milionë euro për kartonin e tij dhe shpejt u kthye në një nga futbollistët më të shtrenjtë të bardhekaltërve. 

SAVICCCC

Ndërkohë së fundmi ka pranuar ofertën e sheikëve për 40 milionë euro, teksa serbi është bërë futbollisti më i i ri i Al Hilal, duke firmosur kontratë 3-vjeçare dhe pak më parë është prezantuar edhe në faqen zyrtare. 

SAVIC2

Kështu Milinkoviç-Saviç do të jetë shok skuadre me Ruben Nevesh dhe Kalidu Kulibali, ndërsa Al Hilal mundi konkurrencën me Juventusin dhe klubet e Milanos për shërbimet e serbit. 

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: