Pas largimit të Marcelo Brozovoc nga Interi drejt Arabisë Saudite, njëri nga ata që mund të përfitojnë më shumë minuta në fushë është edhe shqiptari Kristjan Asllani.
Në konferencën për shtyp para nisjes së stërvitejeve, Inzaghi deklaroi se rolin vendimtar në mesfushë do ta luajnë dyshja Barella-Frattesi, ndërkohë që në dispozicion do të jenë vazhdimisht dyshja tjetër, Calhanoglu-Asllani.
“Frattesi dhe Barella mund të luajnë së bashku, këtë e dëshmuan në kombëtare. Kur bëra disa ndryshime në drejtim, Barella luajti mesfushorin e majtë pa probleme, ata mund të luajnë bashkë”, tha Inzaghi, përcjellë lajmi.net.
Ai shtoi se skuadra mund të ofroj edhe një mesfushor ofanziv, por që aty është edhe Kristjan Asllani.
“Na mungon një playmaker, Calhanoglu do të luajë me Asllanin, na mungon krahu i djathtë, pastaj do të duhet të jemi të kompletuar në mbrojtje ku na mungon një lojtar. dhe ne jemi në kërkim të një sulmuesi tjetër po ashtu”, shtoi ai.
Ndryshe Asllani është gati që ta nis sezonin e dytë me Interin që kur u transferua nga Empoli./Lajmi.net/