Interi ka prezantuar sot zyrtarisht uniformën e re që do të mbajë veshur sezonin e ardhshëm për të gjitha ndeshjet në shtëpi. Klubi zikaltër do të ketë një uniformë me ngjyrat tradicionale, por ndërthurja e vijave do të jetë me nuanca dhe me hije
Vetë klubi e ka prezantuar sot uniformën e re, vetëm pak ditë pasi zyrtarizoi firmën me “NIKE”, ndërkohë që edhe në pjesën qendrore të fanellës, do të jetë sponsori “Paramount +”, sponsor ky që shoqëroi Interin gjatë ndeshjeve të fundit në kampionat dhe në finalen e Ligës së Kampioneve.
“Milano ka dy ngjyra, por nuanca të pafundme”, shkruan klubi i Interit në prezantimin e uniformës së re. Ditët në vijim, pritet që zikaltërit të prezantojnë edhe uniformën e dytë.
⬛🟦 Milano ha due colori ma infinite sfumature.@nikefootball
— Inter (@Inter) July 13, 2023
PANORAMASPORT.AL