Sunday, 15. March 2026
Sport

Transferimi i Milinkoviç-Saviç në Arabinë Saudite, Miroslav Klose: Nuk jam dakort me vendimin e tij, ka përfunduar në “shkretëtirë”

GS 13/07/2023 1 Min. Lesezeit

Sergej Milinkoviç-Saviç u largua nga Lacio për të firmosur kontratën me Al Hilal në Arabinë Saudite. Ish-sulmuesi bardhekaltër, Miroslav Klose në një intervistë për “Il Messaggero” u ndal edhe tek transferimi i mesfushorit serb.Collage Maker-13-Jul-2023-10-05-AM-6051

“Më tronditi pak, kam luajtur me të, e njoh si lojtar dhe si profesionist, ai ishte perfekt për tek Premier Liga ose La Liga. Kampionati i vërtetë që do ta lejonte të luante në Champions. Në karrierën e tij është një hap që duhet bërë, përndryshe do ti mbetej peng. Unë e respektoj vendimin e tij, por nuk jam dakord me të. Ishte më mirë të shkonte diku tjetër se sa të përfundonte në shkretëtirë”, deklaroi gjermani.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: