Sunday, 15. March 2026
Sport

Mbrojtësi i Interit drejt Bundesligës, drejtori sportiv e pranon: Nuk është një sekret

GS 13/07/2023 1 Min. Lesezeit

Merkatoja e Interit ka nisur me largime të shumta, teksa në portën hyrëse ka pasur 3 afrime. Një tjetër lojtar që mund të lërë zikaltërit, është edhe mbrojtësi gjerman Robin Gosens i cili u afrua me bujë nga Atalanta por pa arritur të përmbushë pritshmëritë.

GOSENS BASTONI

Ndërkohë, në Gjermani po interesohen për shërbimet e mbrojtësit. Veç Union Berlinit, edhe Volfsburgu ka hyrë në garë për shërbimet e lojtarit, teksa vetë drejtori sportiv i “ujqërve” shprehet se nuk është një sekret që klubi po kërkon për lojtar në këtë pozitë.

“Nuk është sekret që kemi vetëm një lojtar në pozicionin e mbrojtësit të majtë, Nikolas Koza. Sigurisht që po shikojmë përreth dhe shpresojmë të gjejmë një zgjidhje të mirë për sa i përket sportit dhe biznesit. Por jam i bindur se mund ta korrigjojmë këtë mangësi edhe me një lojtar aktualisht në skuadër”, u shpreh drejtori sportiv, Marsel Shafer.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: