• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri Ksavi me skema të ndryshme, Barcelona e re nis të frikësojë rivalët

13/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ka lënë pas sezonin 2022-‘23 mjaft të suksesshëm, ku iu kthye titullit në La Liga – shto këtu dhe Superkupën e Spanjës – dhe prej tri ditësh ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.AFP-AFP_33E499J-e1683917261965

Katalanasit duket se kanë vendosur ta ngrenë “stekën” në këtë sezon. Trajneri Ksavi dhe presidenti Laporta e kanë bërë të qartë se do të synojnë jo vetëm titullin në La Liga, por dhe Ligën e Kampioneve, ku në dy sezonet e fundit nuk kanë mundur të kalojnë as fazën në grupe. Natyrisht që për të ndërtuar një skuadër fituese, Barcelonës i duhet të ndërhyjë në merkato. Emra si Zhordi Alba apo Buskets duhen zëvendësuar. Deri më tani klubi ka afruar një lojtar kalibri si Gyndoan. Ardhja e një lojtari polivalent si Gyndoan i shton dhe më shumë zgjedhjet e trajnerit Ksavi, duke diversifikuar repartin e avancuar të kampionëve të Spanjës.

SISTEMI I LOJËS – Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, është i dashuruar me sistemin 4-3-3, por ai ka treguar gjithmonë se është i hapur për sa kohë kjo i lejon atij të dominojë zotërimin e topit dhe kundërshtarin. Por falë përbërjes që ka në dispozicion dhe aftësive të lojtarëve të tij, kjo i lejon Barcelonës të krijojë jo vetëm një sistem fiks loje. Standardi është vënë natyrisht 4-3-3, por Barcelona mund të luajë fare mirë edhe me një tjetër klasike si 4-4-2, por edhe 3-5-2.

932vn

MERKATO – Ajo çfarë po kërkon Barcelona në tregun e lojtarëve është një i ngjashëm me ish-kapitenin Serxhi Buskets. Të gjithë e dinin se largimi i tij do të krijonte në gropë në timonin e klubit “blaugrana”. Dhe ky është emri për të cilin Laporta me shokë po punojnë. Gjithsesi, edhe pa një zëvendësues kokë për kokë për Busketsin, Barcelona duket e kompletuar si skuadër dhe rivalët në La Liga dhe jo vetëm duhet t’i bëjnë mirë llogaritë me skuadrën e Ksavit, sepse kjo Barcelonë vërtet tremb.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dele Alli tregon vështirësitë, kaloi gjashtë javë në rehabilitim për shkak të varësisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.