Refuzimet nuk bënin pjesë në “menynë” e Bajernit në dekadat pararendëse, aty ku pesha e fanellës dhe uria e lojtarëve shihej si privilegj të gjendeshe në gjirin e tyre, por mesa duket kohët kanë ndryshuar, të paktën kështu kuptohet në sajt të manovrave për të bërë të tyre “pykën” Herri Kejn.
Dy ofertat i janë kthyer mbrapsht bordit bavarez, me destinacion Londrën, ekzaktësisht Kejn. “Sky Sport.de” dhe “Bild” njëzëri raportojnë se Bajerni është duke përpiluar ofertën e radhës në aksin Mynih-Londër. Bëhet fjalë për shifrën e 100 milionë eurove, të përfshira edhe bonuset e ndryshme.
Nëse edhe në këtë skenar përgjigjja do të jetë e njëjtë, refuzimi, atëherë pala gjermane do t’i japë fund vrullit dhe do të gjente një zgjedhje të përkohshme, të paktën deri në verën e vitit 2024, ku ata do ta siguronin Herrin me parametra zero, në bazë të raporteve të besueshme që janë ndërtuar në muajt e fundit mes 29-vjeçarit dhe kampionëve të Bundesligës.
PANORAMASPORT.AL