Sunday, 15. March 2026
Sport

Paqarada niset me Kolnin në Austri, për stërvitjet e para me klubin e ri

GS 13/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada është nisur drejt Austrisë për stërvitje me klubin e ri, FC Koln.

Paqarada me ekipin e ri gjerman sot gjatë ditës janë nisur në alpet e Salzburgut të Autrisë për t’u stëritur para sezonit të ri, shkruan Lajmi.net

28-vjeçari u transferua në ekipin e Koln nga St Pauli si “lojtar i lirë”.

Futbollisti kosovar ka vlerën totale në sajtin e njohur “Transfermarkt” 2 milionë euro.

Kutjojmë që në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, Paqaradën e kishte shqetësuar një lëndim i lehtë, por ai tani është në gjendje të mirë./Lajmi.net/

  


Teilen: