• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ançeloti 3” nis llogaritë, Mbape është pikëpyetja e madhe/ Ja objektivat e sfidat

14/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit 2023-‘24 tashmë ka filluar rrugëtimin tij, ku të gjithë, me Ançelotin në krye, shpresojnë të shkojë sa më larg. Sigurisht që pikëpyetjet nuk mungojnë, duke nisur që nga merkatoja.

64acaf39772c1

Presidenti Perez i ka bërë shpejt lëvizjet duke afruar 5 lojtarë, por ka mbetur dhe guri i fundit, ai më i rëndësishmi, Kilië Mbape.

Por cilido qoftë rezultati me francezin, e vërteta është se Ançeloti tashmë i ka të qartë objektivat për të cilët ai shpreson të luftojë deri në fund. Aq më tepër që ky shënon dhe sezonin e lamtumirës për trajnerin italian, që do t’i bashkohet Brazilit nga qershori i vitit 2024.

TROFETË – Sezoni i kaluar u mbyll me disa trofe për Realin. Por pavarësisht faktit se “los blancos” në sezonin që lamë pas arritën të fitonin Superkupën e Europës, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Mbretit, tashmë dihet se në Madrid këta trofe vlejnë pak dhe për rrjedhojë, objektivat do të jenë sërish Liga e Kampioneve, mbi të gjitha, por edhe rivaliteti deri në fund me Barcelonën për sa i përket titullit në La Liga.

TË RINJTË – Në seksionin më thjesht sportiv, një tjetër nga aspektet në të cilat Ançeloti duhet të fokusohet është përparimi i të rinjve – si atyre që kanë nënshkruar këtë verë, si atë të mëparshmit – që duhet të vazhdojnë zhvillimin e tyre si futbollistë. Ky është rasti i Arda Gylerit apo Xhud Bellingamit, të cilët gjithashtu do të duhet të ambientohen këtë vit.

VETERANËT – Nga të rinjtë, te veteranët. Sezoni 2023-‘24 praktikisht mund të jetë i fundit për lojtarë si Modriç dhe Kros, që pasi kanë fituar gjithçka, ka ardhur koha t’ua kalojnë stafetën të rinjve.

YJET – Si gjithmonë te Reali, trajneri në detyrë, në këtë rast Ançeloti, do të duhet të përballet me luftën e egove në dhomat e zhveshjes, veçanërisht nga yjet. Vetëkuptohet që nëse Mbape përfundimisht shkon në Madrid, dora e Ançelotit duhet të jetë kyçe në vitin e parë.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Revolucion te Juve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.