Sunday, 15. March 2026
Sport

Bajerni merr dritën jeshile, kampionët e Gjermanisë arrijnë akordin me yllin e Mançester Sitit

GS 14/07/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se bisedimet mes Bajernit të Mynihut dhe Kajli Uoker kanë shkuar si mos më mirë, teksa mes palëve është arritur momentalisht një akord verbal.

uoker

Siç bënë me dije gazetari i njohur pranë kampionëve të Gjermanisë, Florian Pletenberg, Bajerni ka nisur nga puna për të bindur Mançester Sitin për shërbimet e 33-vjeçarit, i cili kërkon të largohet nga “qytetarët”.

Nga ana tjetër, Siti kërkon ta zëvendësojë me Benxhamin Pavar, i cili mund të shërbejë si pjesë e negociatave mes dy klubeve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: