• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Taktikë sheikësh, PSG-ja josh Mbapenë me 500 milionë euro për 3 vite

14/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vështirë të gjendet një version i saktë se cila do jetë e ardhmja e Kilië Mbapesë në mbyllje të merktos aktuale. Real Madridi është padyshim ekipi favorit rreth shanseve për të pasur në gjirin e vet kryeshënuesin e Ligë 1 në etapën që hodhëm pas krahëve me 29 gola dhe 6 asiste përgjatë 34 prezencave.

psg mbape

Po nëse u referohemi statistikave në të gjitha kompeticionet, rezultojnë 41 rrjeta të shënuara, 10 shërbime ndaj shokëve të ekipit në 43 takime, me tepër se mesatarja prej 1 përfshirje goli për ndeshje. Pikërisht këto tregues po shërbejnë si “mburojat” e fundit për t’i bërë ballë joshjes së madrilenëve.

PROPOZIMI I ÇMENDUR-Ekipet nga Arabia i kanë shkatërruar rregullat e transferimeve në bazë të shifrave, madje duke ia dalë të “hipnotizojnë” edhe “legjenda të gjalla” si Kristiano Ranaldo dhe Karim Benzema. Por këtë “truk” duket se po kërkon ta aplikojë edhe presidenti i PSG-së, Naser Al-Kelaifi.

Nga Franca bëhet e ditur se personazhi në fjalë po përgatit ofertën e parezistueshme prej 500 milionë eurosh për hapësirën e 3 viteve. Nëse i referohemi kuotës, duket se pasuesit e tjerë në kontinentin e vjetër, gjithmonë brenda idesë se ky plan do të hidhet në praktikë dhe Mbape do ta pranojë, do të krijonte “bashkëjetesën” me lojtarët e tjerë në një “univers paralel” rreth pagës.

RREZIKU-Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, njëkohësisht më e mira e mundshme, pasi sulmuesi transalpin mund të largohet me parametra zero në verën e vitit 2024, kohë kur i skadon kontrata me Parisin. Shumë skenarë dhe strategji në një lojë, aty ku topi i përket ende parisienëve, ndonëse ekuilibrat mund të thyhen në çdo moment, kjo në varësi të qasjes së Kilië.

Braktisja e Karim Benzemasë te Reali, ka krijuar hendek të madh në gjirin e “galaktikëve” dhe heqja dorë mbi nënshkrimin me Herri Kejn e bën permanente se të gjitha “plumbat” e ofensivës rreth pasuesit të numrit “9” në Madrid kanë vetëm një qëllim, Kilië Mbape.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Messi i heq follow PSG-së në rrjetet sociale, Leo tani ndjek vetëm 4 klube

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.