Monday, 16. March 2026
Sport

VIDEO/ Në qendër të merkatos por “zjarr” në miqësore, ja kush e shënoi golin e parë të sezonit për Juventusin

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Juventusi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri ka zhvilluar një ndeshje miqësore brenda grupit, ku të ndarë në dy skuadra trajneri ka pasur mundësi të shohë gjendjen fizike të lojtarëve.

VLAHOVUIC

Goli i parë i sezonit për bardhezinjtë, u shënua nga Dushan Vlahoviç i cili në këtë ndeshje ishte me skuadrën që kishte uniformën e ndeshjeve në transfertë. Takimi ka përfunduar në barazim 1-1, ku pas golit të Vlahoviç ka barazuar shifrat Iling me një goditje brenda zonës.

Në ndeshje ishte i pranishëm edhe Pol Pogba por ky i fundit nuk u aktivizua për shkak të problemeve fizike që ka pasur dhe ndoqi takimin nga tribuna.

Formacionet:

Skuadra 1: Perin; Huijsen, Rugani, Gati; Sule, Kavilia, Barrenekea, Jildiz, Iling; Mançini, Çerri.

Skuadra 2: Shezni; De Uinter, Bremer, Aleks Sandro; Barbieri, Sersanti, Lokateli, Ranokia, Kostiç; Milik, Vlahoviç

PANORAMASPORT.AL

Teilen: