Monday, 16. March 2026
Sport

Mendi u shpall i pafajshëm, Depai: E papranueshme ajo që ndodh me futbollistët, kush është përgjegjës për dëmtimin e imazhit?

GS 15/07/2023 2 Min. Lesezeit

Benzhamë Mendi u shpall i pafajshëm nga gjykata në “Chester Crown Court”, pasi akuzohej për përdhunim.

fgbh

Mbrojtësi i cili ka luajtur herën e fundit për Mançester Sitin synon të rikthehet në fushën e lojës sërish. Pas vendimit për lirimin e tij, të shumtë kanë qenë futbollistët që kanë bërë postime të ndryshme në rrjete sociale, ku spikat ai i sulmuesit Memfis Depai.

Postimi i plotë

“Më në fund Mendi, të gjitha çështjet u arkivuan. Po tani çfarë do të bëjmë? Kush do ta ndihmojë vëllain tim që t’ia nisë edhe njëherë nga e para? Kush është përgjegjës për dëmtimin e imazhit? Si do t’ia bëjë që të marrë sërish në kontroll karrierën? Janë shumë vite sakrificë për t’u bërë një futbollist profesionist. Nuk kam preferuar të flas kurrë për Mendin, edhe pse disa herë kam komunikuar me të personalisht.

Jemi përballur edhe disa herë në fushë dhe nuk kam para asgjë të keqe tek ai njeri. Nuk mund ta pranojmë këtë që ndodh me ne sportistët, kush dreqin na mbron kur kemi nevojë? Ku janë ato shoqatat e mëdha kur na duhen? Le të lutemi të gjithë deri në momentin kur Mendi t’ia dalë dhe të jetë sërish në gjendjen e duhur psikologjike, fizike dhe shpirtërore”, shkruan Depai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: