Juventusi bëhet gati për një lëvizje të bujshme të dyfishtë në merkaton e verës. Alegri dhe Xhuntoli kanë planifikuar një lëvizje shumë të bujshme që ka bërë lëmsh Serinë A edhe pa u konkretizuar. Bardhezinjtë kanë hedhur sytë nga Romelu Lukaku dhe kanë avancuar në bisedime, aq sa sollën deri në shkëputjen përfundimtare të tij nga Interi.
Tani mbetet të sigurohet firma e belgut, por nuk do të jetë e thjeshtë. Mediat italiane raportojnë në Juventusi është gati të kënaqë Çelsin sa i përket shifrës së 40 milionë eurove që kërkon për kartonin e sulmuesit. Bardhezinjtë janë gati të paguajnë 37,5 milionë euro plus 2,5 milionë euro si bonuse për paraqitjet dhe arritjet.
Por këto para varen nga shitja e Dushan Vlahoviç. Sulmuesi serb është i sakrifikuari i madh i merkatos për të rregulluar bilancet në një sezon pa Ligen e Kampioneve dhe i është propozuar klubeve të ndryshme. Çelsi dhe PSG janë më të interesuarit, me parisienët që janë një hap përpara, duke menduar edhe largimin e mundshëm të Mbape.
Kjo është ajo që i intereson Juventusit, që po shtyn serbin drejt kryeqytetit francez, me Xhuntolin i cili ka filluar të mos shfaqet më në stërvitjet e skuadrës, sinjale se po punon diku jashtë skene, për të mbyllur sa më parë një lëvizje të dyfishtë që do të ishte padyshim më interesantja e kësaj merkatoje të verës për pasojat që sjellë në futbollin italian. Një Lukaku me fanellë bardhezi, padyshim do i jepte një ngjyrim tjetër rivalitetit të zjarrtë me Interin.
PANORAMASPORT.AL