Ardhja e Luis Enrikes tek PSG-ja ka sjellë një revolucion në hierarki.
Xhanluixhi Donaruma nuk do të jetë portieri i palëkundur dhe ai do të duhet të fitojë vendin e titullarit. Sipas “Sport” parisienët synojnë Jasine Bonu, portierin e Sevijas dhe Marokut.
Ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga klubi i sheikëve.
Rikujtojmë që 32 vjeçari bëri një Botëror fantastik ku arriti ta dërgonte Marokun mes 4 ekipeve më të mira të botës.
Madje ai arriti të eliminonte ish kombëtaren e drejtuar nga Luis Enrike, falë dy penalltive të pritura.
PANORAMASPORT.AL