Monday, 16. March 2026
Sport

Napoli nis lëvizjet në merkato, piketon objektivin e Milanit për sulmin

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Samuel Çukueze vazhdon të jetë shumë pranë kalimit në Serinë A, por tashmë jo në radhët e Milanit, Edhe pse kuqezinjtë e ndiqnin prej kohësh dhe kishin nisur negociatat me Vijarealin për nigerianin, një ekip tjetër ka hyrë me forcë në garë dhe mund të mbyllë akordin.

sdsdsdsdsdsdsdsd

Teksa Milani heziton për shkak të çmimit të kartonit që kërkon “nëndetësja e verdhë”, Napoli po bëhet gati që të bashkojë sulmuesin me bashkëkombësin e tij, Viktor Osimhen. Mediat italiane bëjnë të ditur se kanë nisur kontaktet mes palëve dhe napolitanët besojnë se mund të gjejnë një akord duke përmbushur edhe kërkesat ekonomike të spanjollëve.

Italianët gjithsesi kanë bërë të qartë se nuk dua të zgjatin negociata, pasi ka edhe alternativa të tjera si Doku apo Zijek.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: