Monday, 16. March 2026
Sport

Interi ka gjetur një zëvendësues për Lukakun

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Arsenalit Folarin Balogun mund të kalojë te Interi.

Më herët u raportua se për shërbimet e 21-vjeçarit amerikan janë të interesuar Milani dhe Marseille. Sipas raportimeve të mediave, Topçinjtë mund ta lirojnë lojtarin nëse marrin 60 milionë euro për të.

Balogun e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Reims. Në 37 ndeshje të kampionatit të Francës, futbollisti shënoi 21 gola dhe u bë autor i 3 asistimeve. Kontrata e lojtarit me Arsenalin është deri në vitin 2025. /G.D abcnews.al/

Teilen: