Monday, 16. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Ramsej surprizon me të ardhmen, mesfushori 32-vjeçar rikthehet te skuadra e…

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Disa dashuri nuk mbarojnë, ato bëjnë udhëtime të pafundme dhe më pas kthehen. Kështu mund të përmblidhet karriera e Aron Ramsejt, i cili sapo është zyrtarizuar te skuadra e Kardifit. 

ramsej

Është një rikthim për uellsianin, që e filloi karrierën në këtë klub, teksa më pash veshi fanellat e Arsenalit dhe Juventusit. 

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Nisës, ku luajti 27 ndeshje dhe realizoi 1 gol, Ramsej vendosi të rikthehet aty ku filloi gjithçka për të shkruar faqe të tjera të rëndësishme në karrierën e tij. Vlen të theksohet fakti se Kardifi militon në Championsship dhe me rikthimin e Ramsejt, me siguri do të synojë objektiva madhore këtë sezon.  

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: