Romelu Lukaku i ka thënë Mauricio Pochettino se do të rikthehet në stërvitjet e Chelsea sipas gazetës italiane Gazzetta.it.
Saga e transferimeve të Lukakut ka marrë një kthesë të jashtëzakonshme gjatë ditëve të fundit.
Së pari, Interi më në fund u duk se arriti një marrëveshje me Chelsea për një transferim dje. Pas javësh negociatash, klubet më në fund ishin gati të shtrëngonin duart.
Më pas, ka munguar drita jeshile e lojtarit.
Pavarësisht se Lukaku kishte treguar gjithmonë se prioriteti i tij ishte kthimi te Interi, ai nuk i ktheu telefonatat e zikaltërve kur dukej se koha për të vulosur lëvizjen ishte afër.
Siç doli, arsyeja për këtë ishte se lojtari është në bisedime me Juventusin. Si përgjigje, Inter papritmas u tërhoq.