Monday, 16. March 2026
Sport

PSG rikthen Xavi Simons, “tulipani” do të jetë “back up” për Mbappe ose Neymar

GS 16/07/2023 1 Min. Lesezeit

PSG ka rikthyer në skuadër talentin holandez, Xavi Simons.

Pas një aventure në Holandë me skuadrën e PSV-së, klubi francez ka paguar klauzolën e veçantë për ta rikthyer në ekip prej 6 milionë eurosh.

Ditën e sotme, të dielën, Xavi do të përfondojë vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën e tij me kampionët e Frnacës.

Ideja e drejtuesve të klubit është se në rast largimi të Mbappe ose Neymar, Xavi Simons do të jetë alternativa e parë e dy yjeve për t’i zëvendësuar. Në rast se asnjë prej të lartëpërmendurve nuk largohet, Xavi Simons do të huazohet në ndonjë klub tjetër./h.ll/abcnews.al

Teilen: