• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ “Ngjasoj shumë me Çavin”, Gyndoan: Kur isha fëmijë shikoja Barcelonën e Pep dhe Rijkard, kam realizuar ëndrrën time

16/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ilkai Gyndoan u largua nga Mançcester Siti pas shtatë vitesh për tu transferuar tek Barcelona. Mesfushori gjerman foli në kanalin e klubit në YouTube ku tregoi pse firmosi me blaugranat, foli edhe për marrëdhënien e tij me Çavin dhe si do t’i ndihmojë ata.

fdnnbg

“Jam shumë i lumtur që më në fund jam në Barcelonë dhe jam me ju. Unë, me të vërtetë pres një sezon të mrekullueshëm dhe që në ndeshjen e parë. Është një ëndërr e realizuar. Më kujtohet që kur isha fëmijë shikoja Barcelonën e Rijkard dhe Pep. Unë jam një tifoz i Barcelonës dhe i kam ndjekur gjithmonë, çdo sezon dhe jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që jam pjesë e këtij ekipi.

Pres që të luajmë futboll të mirë. Mendoj se ka shumë potencial në ekip me lojtarë shumë të rinj dhe mendoj se me përvojën time mund t’i ndihmoj ata të shkojnë në nivelin tjetër. Baza është atje, potenciali është atje, kështu që është vetëm një çështje për ta provuar këtë sezon, prandaj kam ardhur dhe kjo është arsyeja pse do të përpiqem dhe do të bëj më të mirën që të mund ta shijoj.

Siç thashë, mendoj se mund të sjell shumë përvojë, por padyshim që ka shumë cilësi në mesfushën e Barcelonës. Mund të përshtatem me role të ndryshme, luaj më shumë në mbrojtje dhe në sulm.

Unë jam një lojtar që i pëlqen të ketë topin, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme kur je lojtar i Barcelonës, për shkak të stilit të tyre të lojës. Dhe përveç kësaj, unë gjithmonë bëj maksimumin dhe përpiqem ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur, sepse në fund të fundit si njësi të gjithë mund të ndihmojnë, por ajo që ka rëndësi është ekipi.

Do të thotë shumë për mua të kem Çavin si trajner, është një mundësi e shkëlqyer që të vazhdoj të zhvillohem dhe të përmirësohem si lojtar. Unë fola me të disa herë para se të nënshkruaja dhe mendoj se mënyra jonë e të menduarit dhe karakteret tona janë të ngjashme”, u shpreh Gyndoan.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kosova siguron finalen e Ballkanikut U22, Serbia nuk shfaqet në fushë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.