Monday, 16. March 2026
Sport

VIDEO/ Ceremoni mbresëlënëse në nder të Mesit, ylli argjentinas prezantohet para tifozëve të Inter Majemit

GS 17/07/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Mesi është prezantuar mbrëmë si futbollisti më i ri i klubit të Inter Majemit në MLS me një ceremoni mbresëlënëse.Collage Maker-17-Jul-2023-09-30-AM-2905

Ylli argjentinas doli para tifozëve dhe mediave teksa stadiumi ishte mbushur plot për ta shikuar nga afër “Pleshtin”.

Atij i është dhënë fanella me numrin 10 teksa të gjithë janë ngritur në këmbë për sulmuesin.

Më pas Mesi ka marrë mikrofonin në dorë teksa ka folur para të gjithëve: “Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu në Majemi, dua t’ju falenderoj të gjithëve ju që ndodheni këtu, sigurisht edhe familjen time”, u shpreh ndër të tjera.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bleacher Report Football (@brfootball)

Në skenë i është bashkangjitur edhe gruaja e tij Antonela së bashku me 3 fëmijët e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: