Inter dhe Manchester United kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Andre Onanës në ‘Old Trafford’, me kamerunasin që pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore këtë javë.
‘Sky Sport Italia’ dhe Fabrizio Romano pretendojnë se Inter dhe United kanë arritur një marrëveshje të plotë mbi tarifën e transferimit të Onanës, përcjellë lajmi.net..
Gjigantët e Premier Ligë do të paguajnë 50 milionë euro plus shtesa.
Sipas ‘Sky Sport Italia’, dy klubet tani janë duke diskutuar vetëm për mënyrat e pagesës, por marrëveshja ka përfunduar dhe Onana do të udhëtojë në Angli këtë javë për të kryer testet mjekësore me ‘Djajtë e Kuq’.
Transmetuesit italianë shtojnë se data e ekzaminimit mjekësor të Onanës është ende e paqartë, sepse 27-vjeçari nuk ka vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, ndaj mund t’i duhet të udhëtojë në një vend tjetër përpara se të fluturojë për në Mançester.
Onana iu bashkua Interit në një transferim të lirë nga Ajax verën e kaluar dhe mbajti 19 portë në 41 paraqitje në sezonin e tij të parë dhe të vetëm në ‘Stadio Meazza’./Lajmi.net/