Interi është shumë afër kompletimit të transferimit të Juan Cuadrados si lojtar i lirë.
Kjo lëvizje befasuese ka lënë të habitur edhe tifozët e kësaj skuadre, aq sa grupit ulltras i tyre të njohur si “Curva Nord” ka paralajmëruar protestë për ta kundërshtuar këtë blerje pasi e kaluara e tij me Juventusin shihet si pengesë e madhe.
Kolumbiani pritet që pas tetë sezonesh në Juventus të bashkohet me Interin si një lojtarë me parametra zero . Një goditje padyshim e papritur. Megjithatë, ka një arsye teknike: t’i jepet Inzaghit një anësor me cilësi.
Me Interin, Cuadrado pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me përfitime prej 2.5 milionë eurove në sezon.