Një histori e denjë për një telenovelë ka pushtuar faqet e mediave sportive në Brazil gjatë ditës së fundit. Serxhio Santos Rodriguez, presidenti i klubit të Kruzeiros, është kapur mat në lokal me Tasiana Valim, gruan e gjyqtarit brazilian Felipe Fernandes Lima.
Dhe nuk është një tradhti dosido, pasi mendohet se kjo histori ka lindur si pasojë e një “hakmarrje” të presidentit të Kruzeiros ndaj gjyqtarit, i cili drejtoi ekipin e tij në finalen e Kampionatit Mineirao të vitit 2022.
Në finale, Kruzeiro u mposht me rezultatin 3-1 nga Atletiko Mineiro dhe zhgënjimi i klubit ishte shumë i madh. Mendohet se aty ka nisur edhe mendimi për hakmarrje ndaj gjyqtarit, i vlerësuar i njëanshëm në këtë ndeshje.
Me sa duket, presidenti i Kruzeiros, i cili është edhe vetë i martuar, ka nisur kontaktet me gruan e arbitrit dhe gjithçka ka shkuar përtej thjesht miqësisë pasi së fundmi është kapur mat në një lokal nate duke kërcyer, përqafuar e puthur me të, në nëj video që ka bërë xhiron e rrjetit.
Segundo o colunista, Leo Dias, o presidente do Cruzeiro, Sérgio Santos Rodrigues, foi flagrado traindo sua esposa com Tassiana Valim, esposa do árbitro Felipe Fernandes Lima, que apitou a final do Campeonato Mineiro de 2022.
Um dos motivos para acontecer a traição, segundo o… pic.twitter.com/PH9EG51B09
— LIBERTA DEPRE (@liberta___depre) July 15, 2023
PANORAMASPORT.AL