Mesfushori i ri i Barcelonës, Ilkay Gundogan tha se ishte një vendim i lehtë për t’iu bashkuar gjigantëve spanjollë kryesisht për shkak të rolit që ai pret të marrë si mentor për lojtarët e ri të skuadrës.
Reprezentuesi gjerman, 32 vjeç, u prezantua në ambientet stërvitore të Barcelonës të hënën, pas nënshkrimit të një kontrate dyvjeçare pas largimit të tij nga Manchester City.
Ai ishte kapiten i klubit anglez që fitoi, titullin, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, duke i dhënë fund një periudhe të suksesshme shtatëvjeçare në Angli, ku fitoi 12 trofe.
Kur u pyet për rininë dhe talentin e Barcelonës veçanërisht në mesfushë, Gundogan tha se ka shumë për t’i ofruar skuadrës me përvojën e tij, përcjellë lajmi.net.
“Ata janë të jashtëzakonshëm, Gavi, Pedri, Luuk De Jong… Unë vij me më shumë përvojë sepse jeta ime dhe karriera ime nuk kanë qenë të lehta dhe mendoj se përvoja ime mund të ndihmojë shumë”, tha Gundogan në një konferencë për shtyp.
“Ata janë një grup lojtarësh të rinj shumë të talentuar që bëjnë gjëra më të mira se unë. Nëse mund t’u jap të paktën 1%, do të jem i lumtur. Edhe pse jam më i madh, jam i përgatitur për sfidën dhe kam ende shumë për të provuar”.
Pasi ka punuar nën drejtimin e ish trajnerit të Barçës, Pep Guardiola në City, Gundogan priste një tranzicion të lehtë te kampionët e La Ligës me Xavi Hernandez.
“Stili është shumë i ngjashëm me atë që kam luajtur në City”, tha ai.
“Guardiola dhe Xavi janë shumë të ngjashëm. Ndjeva një lidhje me Xavin që në momentin e parë që biseduam. Kur fola me të e dija se ata ishin në rrugën e duhur. Është një ekip i jashtëzakonshëm dhe një mundësi për të qenë në gjendje të luajë në një ligë tjetër dhe në një vend tjetër.”, tha në fund Gundogan.
Ai thkesoi me se Barcelonën do të synojë ta fitojë Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/