Interi e luan lojën për Morata në dy fusha, në njërën anë me Atletico Madrid dhe në anën tjetër me vetë lojtarin. Siç ka raportuar “Sportmediaset”, Simone Inzaghi u ka bërë të ditur drejtuesve se dëshironte Morata për arsye tekniko-taktike, dhe Marotta së bashku me Ausilion kanë rënë dakord.
Kontakti i parë me shoqëruesit e lojtarit bëri të mundur të kuptohej se në fakt kishte vend për të vazhduar operacionin. Morata, i cili është edhe në shënjestrën e Romës, ka shprehur miratimin e tij për hipotezën e Interit, një hapje negociatash që gjithashtu i jep mundësinë të luajë edhe në Champions League.
Atletico vazhdon të kërkojë 20 milionë euro për klauzolën e lojtarit, por shoqëruesi i spanjollit vazhdon të përsërisë se detyrimi nuk është më shumë se 12 milionë euro. Megjithatë, thuhet se Inter ka paraqitur një shumë prej 15 milionë eurosh për ta bërë të mundur këtë transferim.
Interi dhe agjentët e Alvaro Morata kanë programuar një takim së bashku, gjë e cila bën që Roma dhe Milan që kanë interes të dalin jashtë loje.
Gjithsesi, në rast se zikaltërit nuk arrijnë ta kryejnë këtë transferim, hipotezat e tjera janë Taremi i Portos dhe Balogun i Arsenal./h.ll/abcnews.al