Tuesday, 17. March 2026
Sport

Zyrtare: Chelsea largon një tjetër futbollist, nënshkruan me Leeds United

GS 19/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Chelseat ka larguar një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Ethan Ampadu, i cili është transferuar te rivali lokal, Leeds United.

Futbollisti i Kombëtares së Uellsit ishte transferuar te Blutë e Londrës gjatë vitit 2017 nga skuadra Exeter. Ai luajti vetëm 12 paraqitje për Chelsean, shkruan Lajmi.net

Pjesën tjetër të karrierës te Chelsea, Ampadu e kaloi si lojtar i huazuar në skuadrat: Leipzig, Sheffield United, Venezia dhe në Spezia.

Skuadra e Leeds United ka paguar shtatë milionë funta për shëbimet e mbrojtësit 22-vjeçar./Lajmi.net/

  


Teilen: