• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi tërbon Interin, “Zonja” futet në garë për shërbimet e objektivit të zikaltërve

20/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të përforcohen duke dobësuar edhe kun dërshtarin, është kjo strategjia e zgjedhur nga Juventusi në këtë merkato vere. Por përveç kësaj, duket se “Zonja e Vjetër” e ka vendosur që edhe të luajë me nervat e kundërshtarëve, konkretisht të Interit, i cili dje duket se ka marrë një tjetër goditje nga bardhezinjtë.

lukaku kuadrado

Pasi flirtuan me Romelu Lukakun dhe madje e mundën Interin në garën e ofertave me Çelsin, duke ofruar 2.5 milionë më shumë sesa ata, duke bërë që më pas milanezët të tradhtojnë totalisht mundësinë e marrëveshjes, Juventusi dje ka provuar një tjetër stërkëmbësh.

Nëse të martën në selinë zikaltër kanë qenë prezent menaxherët e Alvaro Moratës, që duket se formalisht i kishte thënë “po” Interit, Juventusi ka vendosur që të futet gjithashtu në këtë tratativë dhe të shqetësojë sërish punën e administratorit Xhuzepe Marota me shokë.

alvaro morata

Fakti që torinezët kanë nga ana e tyre edhe dy eksperiencat e para dhe faktin se sidomos me Masimiliano Alegrit, Morata di që të përshtatet në mënyrë perfektë, e tremb shumë Interin.

Madje, thjesht ideja që falë Interi Juventusi ka mësuar edhe kërkesën prej 21 milionë eurosh që kërkon Atletiko e Madridit për ta lënë të lirë, bën që “Zonja e Vjetër” pse jo të bëjë një sulm të parë më të rëndësishëm sesa 15 milionët e ofruara nga nga zikaltrit dhe pse jo, jo vetëm Atletiko, por edhe Morata të bindet dhe të ndryshojë mendje duke zgjedhur Juventusin dhe jo më Interin.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Oferta të bujshme nga Arabia për Immobile, Lotito dhe lojtari analizojnë situatën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.