Oferta 30 milionë paund e Al-Ahlit për sulmuesin e Mançester Sitit, Rijad Mahrez, është pranuar dje, ndërsa algjeriani ka lënë grumbullimin e skuadrës në Japoni për të fluturuar drejt Arabisë, kaluar vizitat dhe firmosur kontratën 3-vjeçare.
Siti bëri deri në fund rezistencë për të rritur ofertën e Al-Ahlit që kishte ofruar fillimisht 18 milionë sterlina për 32- vjeçarin, të cilin arabët dëshirojnë që ta bashkojnë me sulmuesin e Njukasëllit, Alan Sant-Maksimë. Ata kanë ofruar rreth 25 milionë paund për francezin dhe bisedimet janë duke vazhduar.
Pep Guardiola duket se ka identifikuar edhe zëvendësuesin e Mahrezit në skuadrën e tij. Sipas francezëve të “Foot Mercato”, ai është sulmuesi brazilian i Barcelonës, Rafinja, i cili u transferua nga “Camp Nou” nga Lidsi. Siti do të përpiqet të përfitojë nga nevoja e katalanasve për të shitur.
Mbrëmjen e djeshme, eksperti i merkatos, Fabricio Romano, njoftoi se Siti ka arritur me Lajpcigun edhe marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit kroat, Joshko Gvardiol.
PANORAMASPORT.AL