Wednesday, 26. August 2026
Sport

Gjigandi i Madridit kërcënon Juventusin, hyn në garë për mesfushorin e Barcelonës

GS 20/07/2023 1 Min. Lesezeit

Nëse Juventusi ishte dukur në ditët e fundit shumë pranë një akord të mundshëm me Frenk Kesin, atëherë në Torino duhet të nisin që të shqetësohen dhe të lëvizin sa më shpejt, nëse e duan vërtet afrikanin.

kesi

Nga Spanja raportojnë se është hedhur bindshëm në sulm edhe Atletiko e Madridit, e cila pasi ka nxjerrë në shitje Zhoao Feliks kërkon që ta zëvendësojë atë pikërisht me lojtarin në pronësi të Barcelonës.

Ndoshta, në rastin e Atletikos, katalanasit nuk do ia ofrojnë mundësinë e huazimit më të drejtë blerjeje, siç kanë rënë dakord me Juventusin, por madrilenët kanë treguar se kur duan me çdo kusht një lojtar nuk e kanë problem që t’i nxjerrin paratë, prandaj “Zonja e Vjetër” duhet të shpejtojë që të bindë përfundimisht Frenk Kesin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: