• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmuesi i Tiranës “karikon” skuadrën, Hasani: Jemi gati, optimizmi është shumë i madh

20/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana do të masë forcat me Dinamon e Batumit në Gjeorgji ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Conference League (1-1 takimi i parë). Përpara sfidës, ditën e djeshme, ka dalë në konferencë për shtyp sulmuesi i bardhebluve, Florent Hasani.

“Pikë së pari është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe optimizmi është shumë i madh. Nga ndeshja e parë kemi parë gabimet tona dhe jemi munduar t’i përmirësojmë gjatë këtyre ditëve. Besoj se nesër do të jemi 100% të gatshëm. Të gjithë janë optimistë që do kalojmë, por gjithmonë të kujdesshëm, t’i zbatojmë veprimet e trajnerit dhe mendojmë se do ia dalim.

Besojmë shumë te kualifikimi. Janë gabime taktike që në futboll mundohesh t’i përmirësosh në ndeshjen e ardhshme. e njohim kundërshtarin, e kemi studiuar mjaft mitë, i dimë pikat e dobëta dhe të forta të tyre. Duhet t’i sulmojmë te pikat e dobëta që të marrim diçka pozitive.

Mendoj se kur ke lojtarë të rinj në ekip duhet pak kohë. Çdo ditë e më shumë po e njohim njëri-tjetrin. Besoj se me çdo lojtar të ri kemi komunikimin pozitiv. I njohim pak a shumë cilësitë që kanë në fushë dhe besoj se do të bëjmë më mirë nga ndeshja e parë. Janë gjëra politike me të cilat nuk merrem, por ishte një vonesë gjysmë ore. Do më japi një motiv që nesër të shënoj unë”, tha ai./h.ll/abcnews.al

Next Post

14 vjeç u largua nga Kosova, sfidat dhe sukseset e kampionit të shumëfishtë të kikboksit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.