• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-portieri legjendar i Tiranës

20/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e së mërkurës është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, Ilir Elini, portieri i njohur kampion i 17 Nëntorit të Tiranës, skuadrës legjendare të viteve 60-70. Një karrierë e nisur me të rinjtë e këtij klubi, ku edhe evidentohet si një ndër talentet dhe me të ardhme në mbrojtjen e portës së ngjyrave bardheblu.

Pastaj, shërbimi ushtarak i detyruar, kur në moshën 18-vjeçare u largua për në Peshkopi, për të luajtur atje, duke u aktivizuar me skuadrën e Korabit, madje edhe me përfaqësuesen e këtij rrethi në veprimtaritë kombëtare të kohës. Rikthehet në klub, duke zëvendësuar Bujar Tafajn, që edhe ky do të largohet për një periudhë disavjeçare për të kryer shërbimin ushtarak.
Titullar i padiskutueshëm në ndeshjet e mëdha të asaj periudhe, duke u shpallur kampion me 17 Nëntorin, në të parin titull, atë historik, të sezonit 1964-65. Si përfaqësues i brezave të portierëve të shquar të këtij klubi në ato vite, nga Metani, Bathorja, Tafaj, Ilir Elini me karakteristikat dhe cilësitë që i nevojitet një portieri, ka patur fatin ta shkruajë emrin në atë ekip të famshëm, në krah me Frashërin, Halilin, Kasmin, Ali Memën, Osman Memën, Nuri Bylykun, Skënder Hykën, Ben Bukovikun, Bahri Ishkën, Niko Xhaçkën, Luigj Bytyçin, në skuadrën mitike të drejtuar nga Myslym Alla dhe Enver Shehu.

Karriera e Ilir Elinit, do të vijonte te skuadra e Kombinatit të Tekstileve, duke e mbyllur aty edhe aktivitetin e tij sportiv. Një familjar i përkryer, si një portier i shquar, tejet korrekt, i repektuar dhe i dashur nga lojtarë, tifozëri, miq, shokë, kështu do të kujtohet Ilir Elini, portieri i paharruar i 17 Nëntorit të viteve 60-70, foramacionit që ndryshoi historinë e futbollit shqiptar./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Vedat Muriqi: Nuk dua të largohem dhe nuk dua të më shesin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.