Pierre Aubameyang është duke i kryer vizitat mjekësore në ekipin e tij të ri, Olympique Marseille.
Sulmuesi gabonez ka udhëtuar mbrëmë drejt Gjermanisë, aty ku klubi francez është duke e kryer fazën përgatitore.
E eksperti i transfereve, Fabrizio Romano mëson se futbollisti i Chelseat mund të bëhet sot lojtar i ri i Marseillet pasi t’i përfundojë vizitat mjekësore.
Chelsea e liroi nga kontrata ish-futbollistin e Milanit, Borussia Dortmundit, Arsenalit dhe Barcelonës, ndërsa sulmuesi afrikan vendosi të rikthehej në Francë, aty ku e kishte nisur karrierën profesioniste.
Auba pritet të nënshkruajë kontratë me marsejezët deri në vitin 2026.
Chelsea, nga ana e tij e ka dhënë lejen për transferimin e Aubameyangut, pa kërkuar fare para për të.
Për sulmuesin e rrezikshëm spekulohej për një rikthim të mundshëm në Barcelonë.