Tuesday, 28. April 2026
Sport

Besiktas bën tre goditje

GS 20/07/2023 1 Min. Lesezeit

Besiktas është hedhur në “sulm” së fundmi në merkato. Sipas raportimeve të medieve turke, Besiktas ka mbyllur tre transferime.

I para që do bashkohet me skuadrën turke është Lyanco, i cili do të largohet nga Southampton pas dy sezonesh.

Nga Premier League me Besiktas do të bashkohet edhe Daniel Amartey, të cilit kontrata me Leicester-in skadoi më 30 qershor.

Mbrojtësi ganez do të firmosë për katër sezone me klubin turk me pagë 1.9 milionë euro në vit.

Ndërsa lojtari i tretë që do të firmosë me Besiktas është Jean Onana nga Lens. Mesfushori kameruanas do firmosë për katër sezone dhe do paguhet 1.5 milionë euro në vit.

Teilen: