Ndryshe nga përballja e parë në “Air Albania”, “bardheblutë” e Tiranës po zhvillojnë një futboll më shpërthyer dhe vetëm 28 minuta u kanë mjaftuar kryeqytetatsve për të gjetur rrugën e rrjetës, ku protagonist ishte “fantazisti”, Regi Lushkja.
Gjithçka nis nga ana e djathtë e fushës, me një prej “bardhebluve”, që merr me vrull krahun dhe në fund pason bukur për Lushkjen në qendër, i cili me një goditje potente tokazi ndëshkon portierin vendas, duke çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: