Vetëm 1 sezon i shpenzuar në elitën e futbollit belg, duket se i ka mjaftuar, “bomberit” nigerian, Victor Boniface të skuadrës Union Saint-Gilloise, për të lënë gjurmën e tij në arenën e futbollit evropian.
Për këtë arsye pas kartonin të 22-vjeçarit u “turrën” gjermanët e Bayer Leverkusen, me “asipirinat” që raportohet se janë shumë pranë transferimit të nigerianit në “BayArena” për shifrën e 20 milionë euro, si dhe pritet t’i ofrojnë “bomberit’ një kontratë 5-vjeçare.
Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Boniface zbriti në fushë plot 55 herë me fanellën e belgëve, ku arriti të kapë shifrën e 22 golave, si dhe të dhurojë plot 12 asistime për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al