Skuadra e Milanit është duke bërë dy lëvizje tjera gjatë afatit të transferimeve.
Sulmuesi i Kombëtares së Zvicrës, Noah Okafor tashmë mund të llogaritet si lojtari më i ri i “kuqezinjëve”.
Milan do të paguaj plotë 14 milionë euro për futbollistin e “Helvetikëve” te ekipi austriak, RB Salzburg.
Në anën tjetër, kanë filluar bisedimet edhe me lojtarin e Kombëtares së Nigerisë, Samuel Chukwueze.
24-vjeçari është pjesë e Villarreal, por dëshiron të luaj për një klub më të madh.
Kujtojmë që skuadra nga Serie A, gjatë këtij afati ka bërë tre lëvizje të reja, duke marrë lojtarë, si: Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisic dhe Tijjani Reijnders.