Wednesday, 18. March 2026
Sport

Buduçnosti nuk i frikësohet skuadrës shqiptare

GS 21/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra malazeze, Buduçnosti i Podgoricës, nuk i frikësohet skuadrës shqiptare, Struga Trim Lum, me të cilën do të takohen në kuadër të rrethit të dytë të Conference League në futboll.   

“Buduçnosti do t’i luajë ndeshjet e saja në raundin e dytë të kualifikimeve më 26 korrik dhe 1 gusht, kjo është konfirmuar nga UEFA”, shkruan në faqen e klubit malazez.

Në xhiron e dytë të garës më të re evropiane, skuadra shqiptare luan si vendas më 26 korrik (17.00) në Ohër në stadiumin “Biljanini izvori”.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 1 gusht në kryeqytetin malazez, në orën 21:00.

Teilen: