Skuadra e Premier League, Crystal Palace ia ka caktuar çmimin Cheick Doucoure, me lojtarin që e dëshiron largimin nga klubi.
Skuadra londineze dëshiron të sigurojë që ata të përfitojnë shumë nga shitja e tij dhe tani janë shumë afër të mbushin arkat e tyre.
Sipas The Mail, Liverpooli është i hapur për ta transferuar Doucouren për shumën e 85 milionë eurove.
Reds besojnë se çmimi i tij është i drejtë duke pasur parasysh gjendjen aktuale të merkatos. Trajneri Jurgen Klopp madje mund të ketë fondet për të përmbushur atë çmim të kërkuar në javët e ardhshme.
Liverpooli është në proces të shitjes së Fabinhos dhe Jordan Hendersonit te klubet në Ligën Pro Saudite. Ne rast te shitjes se dyfishte, do te vinin te pakten 60 mln euro per te paguar keshtu pjesen me te madhe te investimit Doucoure.